Kur gjithë vëmendja është tek dasma e saj e madhe me 10 Shtator, prezantuesja Marina Vjollca ka zënë edhe zyrtarisht vend në familjen e re mediatike – TV Klan.
Pas më shumë se një dekade në Top Channel, bukuroshja braktisi median ku u rrit për një projekt më të madh e që iu ofrua nga televizioni kombëtar Klan.
Marina, nën kujdesin e Armand Shkullakut do sjell formatin muzikor francez ‘Taratata’ që daton nga viti 1993 në tregun mediatik shqiptar.
E paraqitjen e parë nën siglën e Klan, Vjollca e ka bërë në promon paralajmëruese të sezonit të ri ku shfaqet krah figurave të konsoliduara të këtij ekrani por edhe krah prurjeve të reja si Nevina Shtylla dhe Ajola Shehu.
Teksa ‘Taratata’ nuk ka akoma një datë të nisjes, edhe më e paqartë mbetet e ardhmja e motrës së Marinës, Luanës në televizion. Nuk dihet nëse ajo do qëndrojë në Top Channel pas mbylljes së emisionit ‘Pa Limit’ i cili pati jetëgjatësi si i vetëm, për një gjysmë sezoni. /Prive.al/
https://www.youtube.com/watch?v=lTQZhcCs8to