Maluma solli projekt me muzikantin e njëjtë me të cilin dikur bashkëpunoi Era Istrefi

By

Bota nganjëherë duket e vogël kur lidhjet dhe bashkëpunimet janë kaq të gjëra.

Edhe Maluma, këngëtari kolumbian po bashkëpunon me muzikantin e famshëm Steve Aoki qe para një viti solli një bashkëpunim me Era Istrefin, të titulluar “Anything More” nën Ultra Music.

Projekti shumë interesant mes Maluma dhe Steve Aoki është publikuar dhe në fakt është tentativë e këngëtarit kolumbian të depërtojë në tregun amerikan të muzikës.

Projekti quhet “Maldad”, që nga gjuha spanjolle përkthehet në shqip ‘ligësi’.

Si gjithnjë këngëtari kolumbian i qëndron shumë besnik gjuhës së tij, por kur është fjala të muzika, nuk ka një gjuhë zyrtare të saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm