Majki, me veshje unike në klipin e ri

By

Tashmë këngëtari Majk, përpos me zhanër të muzikës, viteve të fundit ka eksperimentuar shumë edhe me veshje.

Stili i Majkit ka ndryshuar drastikisht me theks të veçantë prej ‘S’jena mo’ dhe duket se kjo do të vuloset edhe në videoklipin e ri solo, i cili do të publikohet për pak ditë.

Nga çfarë ka ndarë në rrjete sociale me ndjekësit nën paralajmërimin ‘së shpejti’, Majki shihet i veshur si asnjëherë tjetër.

Një setër me katrorë të vegjël pasqyrash, e kombinuar me prapavijën e njejtë është zgjedhja e menduar për imazhin në super projektin e ri.

Ndryshe, syzet si aksesor i pandashëm për Majkin kohëve të fundit, nuk do mungojnë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm