Majki flet për të parën herë për lidhjen

By

Disa javë më parë, Klan Kosova hodhi dritë më shumë mbi relacionin e reperit nga Babastars Majk me bukuroshen nga Prishtina, Majlinda Zeka.

E për të parën herë, Majki sonte është prononcuar në emisionin NIN të Klan Kosova.

Ai ka pranuar se tashmë nuk është beqar duke u shprehur se është në lidhje, pa dashur të japë shumë detaje për vajzën që i ka marrë zemrën, Majlindën.

Çifti akoma nuk ka nisur bashkëjetesën por mes tjerash në pyetjet e fansave është vërejtur se reperi po frekuenton shpesh një zonë të caktuar të Prishtinës, sipas gjasave ku edhe jeton e dashura e tij.

Në planin profesional, Majki që sapo ka publikuar projektin solo ‘Kcen’ tha se akoma nuk është vendosur për projektet pasuese megjithëse mendohet se kënga e rradhës do jetë në bashkëpunim me dikë prej Babastars./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm