Se Era Istrefi ka thyer çdo parashikim të mundshëm me këngën ‘Bonbon’ kjo është kuptuar qysh moti por ajo po vazhdon të na befasojë çdo ditë e më tepër me sukeset tjera të cilat as nuk i kishim ëndërruar ndoshta.
Pas Katy Perryt e cila e cilësoi projektin ‘Bonbon’ si projektin më të mirë të vitit 2016, një tjetër figurë jashtëzakonisht e njohur vjen me një befasi.
Bëhet fjalë për bukuroshen Kim Kardashian e cila në listën e saj të ngushtë me këngët e preferuara të këtij vitit ka rradhitur edhe projektin e Erës.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja e cila postoi një fotografi ku shihej edhe lista të cilën e kishte pikasur trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha të cilën e falënderoi për këtë detaj.
Vlen të theksohet se meritë të madhe në këtë rast ka edhe make up artisti Mario i cili ka qenë i pari person që i ka prezantuar projektin ‘Bonbon’ Kimit. /Prive.al/