Madonna ndahet nga i dashuri 23-vjeçar! Artistja nis romancë të re

By

Madonna po i jep dashurisë edhe një shans!

Duket se këngëtarja 64-vjeçare është gati për një lidhje të re romantike dhe kjo nuk është askush tjetër veçse trajneri i boksit i një prej gjashtë fëmijëve të saj. Atleti 29-vjeçar, Josh Popper, përflitet se është i dashuri i saj i ri, pasi u panë së bashku në palestrën e tij në New York City, Bredwinners.

Është raportuar nga DailyMail se një nga fëmijët e Madonna-s ka qenë duke u stërvitur me Josh-in dhe mund ta kishte prezantuar çiftin, megjithatë këngëtarja ende nuk i ka konfirmuar thashethemet. Ata kanë pozuar edhe për një foto së bashku në palestrën e tij në NYC, në të cilën shihet këngëtarja duke kapur bicepsin e tij, ndërsa trajneri buzëqesh para kamerës.

Josh Popper/Instagram

Madonna e postoi takimin e tyre në Instagram Stories dhe Josh postoi një foto në grup, duke i vendosur krahun këngëtares. Romanca e re vjen pasi u njoftua se muzikantja i dha fund lidhjes me modelin 23-vjeçar Andrew Darnell, pasi ai donte të gjente dikë më të afërt me moshën e tij, zbuluan burimet e brendshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm