Pas suksesit që korri me këngët “Bella” dhe “Xhanëm”, këngëtari i njohur kosovar, ka sjellë një tjetër projekt.
Me një titull francez në këngë, Imeri, ka publikuar “Ma Cherie”, që në shqip i bie “E dashura ime”, të shoqëruar me videoklip.
Këtë herë Butrinti i këndon dashurisë, nga pozita e një djali të cilën e ka lënë e dashura.
Tekstin e këngës e ka shkruar vet Butrinti bashkë me producentin e njohur Big Bang. /Prive.al