Reperi Lyrical Son u bë baba për herë të dytë dhe ky lajm nuk u bë i ditur deri më sot.
Vajza e tij e dytë Erika, erdhi në jetë dy ditë më parë. Njoftimin e bëri fillimisht gruaja e tij Gresa e cila hyri në Instagram për ta uruar pasi artisti feston sot ditëlindjen.
Dhe nuk kishte si të mungonte edhe postimi i reperit.
Ai hyri në Instagram për ta ndarë një fotografi të dy vajzave të tij tashmë, duke bërë një dedikim emocionues për Gresën.
Falenderimi i takon Zotit se pari, per te gjitha keto te mira qe jemi duke i pa e tu i shiju. Pastaj i falenderoj prinderit e mi qe me rriten edukuan e sakrifikuan per mu. Falemnderit edhe @gresakrasniqif qe eshte duke bere punen apo titullin me te mire qe munet Zoti me ta dhane, Nanë. Nuk mundem me i harru edhe te gjithe ju qe ju qe me beni te ndihem i veçante dite per dite. Falemnderit per te gjitha fjalet e urimet. Ju duam, familja”, ka shkruar ai.
Urime ditëlindjen dhe njëkohësisht lindjen e vajzës./Prive.al