Ekskluzive: Kristela ndërpret shtatzëninë me vendim të njëanshëm?!

By

Ishte data 10 Qershor kur Prive.al raportoi se Agon Abdullahu dhe Kristela Gjoka po martoheshin befasishëm me 17 Qershor, mes tjerash nga burime jo zyrtare edhe për shkak të një shtatzënie të mundshme të bukuroshes nga Shqipëria.

Ceremonia u zhvillua, përfundoi dhe si një rrufe në qiell të hapur pas tre javësh, erdhi lajmi se çifti janë ndarë, duke shënuar kësisoj martesën më të shkurtër që njeh historia e showbizit shqiptar.

Ajo që ngeli në pikëpyetje ishte fati i bebes që çifti prisnin. Prive.al dhe media të tjera, nga burime të afërta me çiftin mësuan edhe gjininë e foshnjes dhe muajin e shtatzënisë por dilemat u ngjallën sërish me fotot e fundit të Kristelës.

Në top formë dhe aspak në linjat e një femre pesë apo gjashtë muajshe shtatzënë, natyrshëm lindi pyetja – a e ka abortuar me vendim të njëanshëm prezantuesja foshnjën që priste me Agonin, pa miratimin e këtij të fundit?!

Për këtë dyshim, Prive.al është në dijeni tash e disa javë por kanë qenë burime pranë dyshes ato që tashmë pa dilema e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Për foshnjen, Kristela s’ka pranuar të thotë asgjë e kontaktuar sot nga Anabel.al.

Prive.al ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga Agoni për këtë çështje por kontakti ka qenë i pamundur.

Artikuj të ngjashëm