Reperi Lyrical Son rreth dy javë më parë publikoi këngën e tij me videoklip ‘Hey hey hey’ që pasoi ‘Shush’.
Kënga u pëlqye mjaft shumë dhe tashmë ka grumbulluar milionin e saj të parë në Youtube.
Lidhur me këtë zhvillim reperi ka shkruar: 2 Javë, 1 milion, pa i ble e pa boost-ritat e pa fake-rat. Falemnderit prej zemres.
Ndryshe, kujtojmë se gjatë verës artistat e PINT, Unikkatil, Elvana Gjata dhe familja Threedots në përgjithësi ishin të vetmit artistë që nuk u lakuan për blerje të klikimeve, dukuri kjo e përfolur shumë në estradë./Prive.al