Kronika “Ndërimi i profesioneve” në emisionin Ora e Pasditës kësaj here kishte protagonist kryetarine Gjilanit Lutfi Hazirin.
Ai kaloi momentet e një zanatli të vërtetë derisa u morr me pastrimin dhe shitjen e stolive në një nga argjendaritë e qytetit te Gjilanit.
Deri sap o mirrej me detajet e pastrimit dhe lustrimit të një vathi, gazetarja shfrytezoi rastin ta pyeste për materialin e vathit të tij të famshëm.
“Është Platinium”, me një nënqeshje u përgjigj Lutfi Haziri.
Ndryshe, ai u tregua mjaft i zoti në këtë zanat, kjo le për të kuptuar që ka dashuri dhe pasion për një profesion të tillë të cilin pse jo edhe mund ta ushtrojë një ditë./PRIVE.AL/