Lumnije Thaçi në takim me Donald e Melania Trump, ky është fustani që zgjodhi (FOTO)

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë të rregulluar me ligje rolin e Zonjës së Tyre të parë, e një status i tillë njihet edhe në Kosovë.

Ajo është një personalitet i rëndësishëm ceremonial pothuajse edhe në shumicën e vendeve të botës, e edhe në Kosovë me ligjin për protokollin e shtetit Zonjës së Parë të vendit i njihet ky status.

Kosova ka pasur Disa Zonja të para, të cilat pothuajse fare nuk i ka njohur.

Ndërsa tani, pozita i takon gruas së Presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçit.

Në takimin e parë që Presidenti ka pasur me homologun e tij Donald Trump, ka shkuar i shoqëruar nga Zonja e Parë.

Ajo në këtë paraqitje, kishte zgjedhur të vishte një fustan me prerje të gllokut amerikan, ndërsa ngjyra ishte e vjollce e mbyllët, që të tërheqë vëmendjen që në shikim të parë.

Ndërsa këpucët janë nga më të thjeshtat e mundshme, vetëm stiletos me takë jo shumë të lartë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm