Teksa Festivali i RTSH po afron në muajin dhjetor, emrat që do marrin pjesë po përfliten me të madhe.
Aplikimet janë mbyllur tashmë dhe Prive e ka të konfirmuar pjesëmarrjen në festival të Elsa Lilës, Ardit Çunit, Vesa Lumës e Big Bastës, Samanta Karavellas e Vesa Smolicës.
Por, duket se festivali këtë vit do jetë me të vërtetë përplasje titanësh.
Në kuadër të strategjisë për të mbetur relevant në treg, Luiz Ejlli me ekipin e tij e ka vendosur pjesëmarrjen në garë, aty ku duket se do jetë edhe Elvana Gjata me një projekt të punuar nga Darko Dimitrov.
Në rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë lista të pakonfirmuara të FiK ku shihet emri i Luiz Ejllit në një projekt që mban vulën e Flori Mumajesit në tekst dhe muzikë.
Duket se gara do jetë e fortë këtë vit duke e bërë festivalin e vetëm të mbetur në ‘qarkullim’ më interesant se kurrë më parë! /Prive.al