Vitin që lamë pas, shapkat e Luanës ishin bërë temë bisede jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga mediet e tjera rozë. Luana Vjollca, është ‘kritikuar’ për shapkat e firmës “Philip Plein”.
Një ndjekëse është shprehur për shapkat e Luanës duke komentuar se “ngeli me ato” dhe duhet të shkojë të blejë një palë reja.
Prezantuesja bukuroshe në mënyrë shumë modeste ju kundërpërgjigj duke i thënë se nuk ka pse të marrë tjera kur këto që ka ende e kryejnë funksionin e tyre.
Së fundmi, moderatorja e dashur udhëtoi për në Mauritus për pushime. Ajo publikoi edhe një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku uron edhe njëherë vitin e ri 2022.
Më pas, në disa postime në InstaStory, ajo ndau edhe pamje nga vendi ku po qëndron dhe ngacmoi ndjekësit e saj edhe një herë për ‘shapkat e famshme’.
“Si mund mos t’i merrja shapkat me vete”, shkruan ajo me nota humori teksa po xhiron këmbët duke ecur në rërën e bardhë. /Prive.al