Prezantuesja Luana Vjollca në data të veçanta dhe jo vetëm shpesh ka ditur të ‘arratiset’ drejt destinacioneve tropikale për pushime.
Mëgjithatë, këtë vit gjërat kanë qenë ndryshe.
As ditëlindja e Krenarit e as vera nuk e çoi bukuroshen diku për disa ditë larg përditshmërisë.
Krahas emisionit që e mbylli në Qershor, Korriku pati data të koncerteve që ia pamundësuan largimin nga Shqipëria e Kosova.
Sidoqoftë, tashmë kur sezoni ka përfunduar, edhe Luana do pushime, si çdo njeri tjetër.
Ajo ka marrë ditën e djeshme rrugën drejt një destinacioni të panjohur, ashtu siç janë edhe personat që e shoqërojnë. Sidoqoftë, besohet se prezantuesja e shndëruar në këngëtare është me të dashurin e saj të kahmotshëm, biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj. /prive.al/