Luana jep lajmin e madh: ‘Mama, ja dola për të dyja ne’

By

Luana Vjollca ka dhënë një lajm të madh.

Ajo është bërë pjesë e “Sony Music” për karrierën muzikore.

Lajmin e ka ndarë vet prezantuesja njëherësh këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.

Në anglisht, ajo është shprehur:

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Tejet e lumtur të bëj të ditur se jam tashmë pjesë e industrisë së Sony Music”.

Postimin me foto me logo të Sony Music, Luana e ka përmbyllur me një mesazh për nënë e saj:

“Mama, ja dola për të dyja ne” – shprehet Vjollca referuar faktit se nëna e saj ka pasur ëndërr muzikën, rrugëtim i mbetur në gjysmë shkaku i rrethanave të jetës.

Suksese Luanës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm