Lotët e Arditit e bindën Florin për baladën në ‘Kënga Magjike’

By

Pak orë para nisjes së festivalit ‘Kënga Magjike’, Ardit Gjebrea ka dhënë një intervistë si rrallëherë.

Për Aulonën dhe Fatmën, ai kë rrëfyer shumë të pathëna mbi festivalin teksa një prej detajeve që ka tërhequr më së shumti vëmendje ka qenë rrëfimi për këngën e Florit, ‘Plas’.

Duket se vetë Arditi ka qenë shkas që Flori të zgjedhë këtë projekt muzikor për të konkuruar në edicionin e  20 të ‘Kënga Magjike’.

“Shkoj në studion e Florit, sepse ai më tha kam vendosur të marrë pjesë tek “Kënga Magjik” por jam i pavendosur me cilën këngë të marrë pjesë.

Ato ditë ishin ditët e fundit të jetës së mamasë time dhe kur dëgjova “s’kemi me u pa më bashkë”, fillova të qaj. Flori pasi pa reagimin tim shtangu dhe tha vërtetë ka këtë reagim? Kur i tregova atë që po përjetoja ai më tha: me këtë këngë do të marr pjesë në festival!” – deklaroi Gjebrea.

Pas këtij gjesti tejet emocional, Flori duket ta ketë ndarë mendjen për këngën, falë emocioneve të mikut të tij të vjetër. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm