Lori Hoxha kritikohet pse nuk i uroi ditëlindjen babait në rrjete sociale

By

Lori Hoxha është e bija e Dritan Hoxhës – një sipërmarrës në fushën e medias dhe asaj vizive.

Suksesi i Top Channel e ndihmoi Dritan Hoxhën të vinte në jetë një tjetër ëndërr, atë të krijimit të një platforme të transmetimeve numerike. Dhe në këtë mënyrë lindi DigitAlb.

Me 23 maj të vitit 2008, Dritan Hoxha humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Image result for dritan hoxha

Dje, me 16 tetor Hoxha do festonte ditëlindjen dhe do mbushte 51 vjet – dhe Lori u kritikua pse nuk i kushtoi një postim në rrjete sociale të atit.

“Do ishte më bukur se çdo bukuri në këtë botë e nuk do kishte çmim që të paguhej, një dedikim për atë të cilin jemi gjithë mirënjohës, Tanin duhej ta bëje në ditëlindjen e tij 16 tetor.” – komentoi një ndjekës në postimin e fundit në llogarinë e Lorit, në Instagram.

Ishte ky koment, që bëri Lorin të kthente përgjigje me një shkrim të gjatë por shumë të sinqertë, për të shprehur hapur se si ndjehej ajo, për humbjen e të atit.

Vetëm një mendim i orëve të vona të natës që dua ta ndaj: jo gjithçka që unë (ose ju) bëni, duhet të postohet në media sociale. Vetëm se nuk e postoj nuk do të thotë që un nuk e bëj/ndjej/shoh/përjetoj. Duke qenë kaq gjatë së syrin publik kam mësuar dhe kuptuar atë që kam shumë përzemër duhet të qëndrojë larg nga ata që nuk janë shumë përzemër.

Jemi mësuar aq shumë me idenë duke parë cdo urim në Instagram sa që kemi filluar të bazojmë dhe gjykojmë cdo lidhje nga prezenca ose mungesa e atij urimi online.

Isha edhe unë njëra nga ata njerëz gjithashtu dhe nëse shihni veten se ju merakos një gjë e tillë, ndaluni një moment dhe rivlerësojeni jetën tuaj. Un e dua motrën time prapë njëjtë edhe nëse  nuk e uroj atë në Instagram sepse solli në jetë nipin tim të bukur Roman. Unë isha pranë saj duke e uruar atë pa e ditur e gjithë bota. Po, sot gjithashtu e kuptoj që është ditëlindja e babait tim. Ai do mbushte sot 51 vjet dhe janë bërë plot 11 vit që nuk mund ta puth e t’i uroj ‘Gëzuar Ditëlindjen’. Çka do ndërronte nëse do të postoja në lidhje me këtë? Vetëm perceptimin tuaj, jo dhimbjen time. Jetoj me kujtimin e tij çdo ditë, dhe ju lutëm mos shpenzo kohë nga dita juaj për të bërë dikë tjetër të ndihet keq. Ju nuk e dini se në çka po kalon personi tjetër, bëhuni të konsiderueshëm. Mos lë që media sociale të të shtrembërojë empatinë. Jemi të gjithë njerëz në anën tjetër të ekranit.

Pas shkrimit të gjatë Lori poashtu zbulon se kishte mëdyshje nëse duhej ta postojë një shkrim të tillë. “ E shkrova këtë natën e kaluar, e stërmendova dhe nuk e postova, pr pastaj ndërrova mendje.” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm