Trashëgimtarja e Top Medias dhe fashionistja e njohur shqiptare, Lori Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.
Profili i saj në Instagram ajo tashmë e ka kthyer në blogun e saj personal ku ka mbi 777 mijë ndjekës. Ajo çdo ditë poston për stilin e jetës së saj, rrobat e markave më të shtrenjta dhe vendet që ajo viziton.
Por kohëve të fundit specifikisht postimi i saj i fundit ka ngritur polemika se nëse Lori ka ndërhyrë me photoshop në foton e saj.
Në foton ku ka të veshur një bluzë ngjyrë pjeshke dhe xhinse me bel të lartë, ajo morri shumë komente, ku ndjekësit e saj thonë se ajo e ka tepruar me përdorimin e photoshop-it dhe se më as nuk duket “normale”.
Por komenti qesharak që i tërhoqi syrin edhe Lorit ishte:
“E ka bërë belin të hollë sa buzët e Lori Hoxhës në vitin 2012.”
Lori ishte ajo që postoi në Instastory të Instagramit duke shkruar:
“Unë kam ndjekësit më qesharak.”