Loredana vërtet që nuk zhvishet për klikime, po për Mozzik po!

By

Loredana gjithnjë ka këmbëngulur, që të jetë e suksesshme nuk i është dashur të ekspozojë shumë nga fiziku i saj. “Unë nuk zhvishem për klikime” e kishte cekur edhe në këngën e saj “Labyrinth” të publikuar në vitin 2019.

Së fundmi, duke zbuluar edhe coverin e albumit të ri me Mozzik, ajo u shfaq me shpinë afër Mozzik teksa me duar mbulon modestinë e saj. Një nga ndjekësit i komentoi duke i theksuar këtë rresht nga kënga e saj e lartpërmendur.

“Asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”, shkruan ndjekësja duke cituar këngën e saj. Në po këtë koment, i ka kthyer përgjigje edhe reperja duke i shkruar, “Jam zhveshur për Mozzikun, bukuroshe”.

Sa i përket edhe videoklipeve të partnerit të saj, Loredana kishte folur në një intervistë ekskluzive për NIN me Alaudin Hamitin para më shumë se një viti.

Aso kohe Mozzik kishte publikuar këngën “Dhelper dinake”, dhe në videoklip shfaqen shumë gra në bikini afër Mozzik.Ajo ishte shprehur se një ekspozim i tillë, nuk i nevojitet Mozzikut që të ketë këngë të suksesshme.

Për më shumë ndiqni intervistën e saj në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm