Loredana performon me këngën e parë para mijëra njerëzve

By

Loredana Zefi, e dashura e Mozzikut, muajin e kaluar solli këngën e saj të parë në gjuhen gjermane.

Projekti ka arritur të bëhet hit në vendet ku flitet gjermanisht, por edhe më tej, madje ka arritur mbi 13 milionë klikime në youtube e mijëra pëlqime në po të njëjtin kanal.

Atë që e kemi thënë më lart, e vërteton një video të cilën artistja e ka publikuar gjatë ditës së sotme.

Loredana ka performuar me ‘Sonnenbrille’ para mijëra njerëzve, duke krijuar një atmosferë bombastike.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme./Prive.al

Artikuj të ngjashëm