Loredana ‘ngacmon’ sërish, detaji me Mozzik që ‘trazoi’ rrjetin

By

Ditën e sotme është kthyer sërish në vëmendje raporti mes Mozzik dhe Loredanës.

Ka qenë kjo e fundit që ka “ndezur rrjetin” me një story të publikuar më herët në të cilën shfaqë biletën e aeroplanit.

Çfarë është vërejtur është mbiemri i artistes që figuron (akoma) Aliu.

Pas kurorëzimit sipas procedurave ligjore afro dy vite më parë, Loredana dhe Mozzik përkundër krizës së përfolur nuk janë shkurorëzuar asnjëherë dhe si rrjedhojë, për këtë arsye artistja vazhdon të mbajë mbiemrin e saj.

Muajve të fundit, fansat janë të bindur për një ribashkim të çiftit, gjë të cilën vetë ata nuk e kanë pranuar ende publikisht. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm