Loredana me një tjetër album?

By

Loredana, në intervistën e saj të parë për një media shqiptare pas shumë kohësh, në NIN të Klan Kosova shpalosi edhe detaje nga karriera, krahas bujës që u shkaktua për prononcimet sa i përket jetës private.

Artistja konfirmoi se po punon me një album të ri i cili do të publikohet brenda 2020-ës.

Siç zbuloi Loredana, tashmë janë përfunduar 6-7 këngë të këtij albumi, fokusi për të cilin erdhi nga vetë artistja, si mënyrë për të kaluar gjithçka që po ballafaqohej gjatë 2019-ës.

Ndryshe prej albumit të parë i cili i mori dy vite, i dyti do të vijë shumë shpejt nga Loredana. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm