Pak ditë më parë, Loredana u rikthye në bashkëpunim me Juju.
Dy reperet sollën bashkë bashkëpunimin ‘Kein wort’ që pritej të ishte një sukses në vete falë emrave që bashkuan forcat.
E nuk është dashur shumë që ky projekt të ngjitet në maje të klasifikimeve në Gjermani, duke u bërë kënga e dytë e Loredanës që merr vendin e parë në top lista.
Lajmin e gëzueshëm, Lori e ka ndarë përmes Instagramit ku mes tjerash shprehet:
‘Ndonjëherë është e vështirë për mua të kuptoj pse bëni edhe krahasime midis meje dhe Juju. Ne jemi të dyja vajza të pavarura me të dy këmbët në tokë dhe kjo është pikërisht ajo që kemi dashur t’i përcjellim botës dhe mbi të gjitha femrave të tjera. E lumtur që dy vajza mblidhen në një fushë të fortë mashkullore dhe thyejnë rekordin me 2.3 milion streams brenda një dite. Juju jam krenare për ne. Ne i japim jetën dhe shpirtin tonë muzikës dhe familjes sonë’.