Lirohet nga paraburgimi Fjolla Morina

By

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, është liruar nga paraburgimi.

Ajo u arrestua me 19 korrik në Prishtinë, para lokalit të saj të fustaneve në Prishtinë.

Këngëtarja akuzohej për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Sot avokati i Fjolla Morinës, Fanol Krasniqi ka bërë të ditur për media se gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Artikuj të ngjashëm