Aktorja e njohur i tha ‘PO’ të dashurit të saj

By

Kate Hudson njoftoi se është fejuar me të dashurin e saj prej 5 vitesh Danny Fujikawa.

Hudson dhe Fujikawa filluan takimet e tyre në dhjetor të vitit 2016 dhe ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre Rani Rose Hudson Fujikawa, në vitin 2018.

View this post on Instagram

A post shared by Kate Hudson (@katehudson)

Kjo do të jetë martesa e dytë e Hudson, pasi ajo ishte martuar më parë me rokerin Chris Robinson nga viti 2000 deri në vitin 2007. Ata kanë një djalë së bashku, 17-vjeçarin Ryder Robinson.

Hudson gjithashtu ndan djalin 10-vjeçar Bingham Hawn Bellamy me ish të fejuarin Matt Bellamy, nga i cili u nda në vitin 2014.

Kjo do të jetë martesa e parë e Fujikawa.

Dyshja kanë 7 vite diferencë në moshë, pasi muzikanti është 7 vite më i ri se Kate Hudson.

Artikuj të ngjashëm