Linda Halimi sqaron pse e mbajti të fshehur shtatzëninë

By

Këngëtarja e famshme shqiptare, linda Halimi, ka vetëm pak ditë që solli në jetë një vajzë.

Por ajo e kishte mbajtur të fshehur shtatzëninë nga publiku, ndryshe nga plot kolege të sajat të cilat vendosin që çdo hap të procesit ta prezantojnë me publikun.

“Vetëm kam dashur ta mbroj energjinë e saj dhe ta shijoja këtë fazë që është më sensitivja në jetën e një gruaje. Shtatzëni larg nga sytë e botës. E kam pasur eksperiencën më të mirë ndonjëherë. Jam ndjerë shumë e fuqizuar. Unë jam grua!”, ka thënë këngëtarja në një postim në Facebook, ku e arsyeton vendimin e saj për të mos e bërë publik faktin që po priste një fëmijë.

Halimi u bë nënë për herë të parë nga lidhja me partnerin e saj amerikan Edward, ndërsa vogëlushes së saj ia la emrin Kaimana.

Artikuj të ngjashëm