Këngëtarja e famshme shqiptare Linda Halimi, ka pak muaj që solli në jetë vajzën e saj të parë, e cila i dha epitetin nënë.
Fillimisht këngëtarja u përball me shumë komente negative të bashkëvendësve të saj në internet, që tregoheshin racistë dhe e kritikonin për zgjedhjen e partnerit me ngjyrë.
Megjithatë, këngëtarja i ka pranuar me shumë sportivitet të gjitha këto dhe jeton në harmoni familjare në Shtetet e Bashkuara, me bashkëshortin e saj dhe vajzën Kaimanan.
Ndërsa një gjë që na bëri përshtypje, është videoja e fundit e publikuar nga Halimi në Instagram, ku shfaqë vajzën e saj të cilën e përkund në lisharëse.
Dhe madje, ia këndon një këngë më shumë se 20 vjet të vjetër shqipe. Atë të Ermal Fejzullahut, “Trashe”, të cilën ai e këndonte kur ishte fëmijë.
Kaimana duket se po e shijon shumë këngën dhe zërin e ëmbël të nënës se saj!
https://www.instagram.com/p/Bx8bxNkBpy3/