Kryetari i Drenasit e nderon me mirënjohje Ardian Bujupin

By

Këngëtari i njohur kosovar nga Gjermania, Ardian Bujupi, ka marrë mirënjohje nga i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky takim është në vazhdën e takimeve të Lladrovcit me bashkatdhetarët nga diaspora, njofton Klan Kosova, përcjellë Prive.

Ai tha se i vjen mirë për sukseset e Bujupit.

“Më vjen mirë që një shqiptar i Komunës së Drenasit ka arritur suksese të mëdha si në arenën ndërkombëtare poashtu edhe  atë vendore”, është shprehur Lladrovci.

Ndërsa, Ardian Bujupi tha se ndihet i nderuar me pritjen që i ka bërë komuna.

“Është hera e parë ku u prita zyrtarisht në nj institucion dhe mëvjen mirë që më është bërë prej vendit nga e kam prejardhjen”, ka deklaruar ai.

Ardian Bujupi do të performojë sonte në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Artikuj të ngjashëm