Me një zë fantastik, por me kilogramë të tepërt, ajo dikur dukej krejt ndryshe.
Por vendimi për t’iu dedikuar trupit të saj, humbja drastike e peshës dhe krijimi i muskujve, kanë bërë që këngëtarja Linda Halimi të transformohet krejtësisht.
Ajo i është përkushtuar formësimit të trupit dhe nuk heziton asnjëherë t’i shfaqë arritjet e saj.
Në fotografitë e publikuara së fundmi në profilin e Instagramit, ajo duket si një kampione e vërtetë fitnesi.
Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë në kontestin e Eurovision që do të mbahet në Ukrainë në maj të këtij viti, pasi fitoi garën në koncertin e Televizionit Shqiptar me këngën “Botë”.
Karrierën e saj, ajo po provon ta nisë edhe në Shtetet e Bashkuara duke marrë pjesë në garën “American Idol”, nga ku u skualifikua shpejtë edhe pse storia e saj me transformimin e trupit kishte bërë bujë. /Prive.al/
Ajo dikur dukej kështu