Pas një përmbyllje edhe të një viti tjetër të suksesshëm në karrierë, Liberta Spahiu bashkë me Arton Humollin realizuan setin e fundit fotografik për këtë vit.
Humolli është ndër emrat më të njohur të fotografisë kosovare, që në lentën e aparatit të tij shkrep në mënyrën më të bukur estetikisht subjektin.
Me subjektin të vendosur në një ambient të areduar krejtësisht me elemente antike në foto paraqitet e bukura e përjetshme.
Për ambientin ku është realizuar fotosesioni dyshja kreative kanë zgjedhur një vilë e cila është e mobiluar më mobile dhe elemente tjera antike.
Dekorimi me elemente antike është një mundësi për të dekoruar shtëpinë tuaj me copa unike, duke bërë deklarata që do të sjellin karakter të menjëhershëm në hapësirën tuaj.
E këtë e bën të mundshme Scandinavian Antique Shop, ku ju ofron mundësitë më të mira për të përzgjedhur mobile dhe detaje tjera antike që i përshtaten më së miri karakterit tuaj.
Dyqanin mund ta gjeni në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë. /Prive.al