Liberta Spahiu po sjell trendet e grimit të kësaj vere

By

Vera është sezoni për t’u argëtuar me grimin tuaj, dhe nëse tendencat e pasarelave janë ndonjë tregues, trendet e grimit për këtë verë do jenë shumë të ‘gjalla’.

Ngjyrat e ndritshme me fokus të sytë dhe teknika të ndryshme të aplikimit të grimit – janë trendi i kësaj vere.

Në këtë frymë po qëndron edhe moderatorja dhe sipërmarrësja Liberta Spahiu, e cila solli disa pamje grimi shumë interesante.

Ngjyra neon për sytë

Siç thamë edhe më lartë fokusi është tek sytë me dritëhije me ngjyra të gjalla dhe të ndritshme sikurse grimi i Libertës. Ajo zgjodhi në ngjyrë të verdhë të ndritshme për sy, që komplimentojnë shumë bukur cdo ngjyrë të syve, e sidomos ata gështenjë.

Eyeliner ‘fluturues’

Kur përmendëm më parë teknika të reja grimi, nënkuptojmë grim që del përtej një standardi të vendosur ndër vite. Më poshtë Liberta paraqitet me një teknikë grimi më të pazakontë. Por gjithsesi, duhet të biem dakord që grimi është për të bërë qejf teksa dukesh shumë bukur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm