Liberta dhe Dini të veshur nga “BLS”, brand-i i dizejnatorit shqiptar!

By

BLS HAFNIA (Best Lifestyle Copenhagen) është një markë e veshjeve me bazë në Kopenhagë, e themeluar në vitin 2011 nga Besnik Miftari.

Ai dëshironte një markë bashkëkohore minimaliste me fokus në aksesorët e kokës. Mentaliteti idealist ka qenë gjithmonë ideologjia e kompanisë, për të furnizuar njerëzit me produkte që kanë përshtatjen e përsosur dhe janë mjaft të rehatshme për t’u veshur çdo ditë. Identiteti është një miksim i minimalizmit skandinav, utilitarizmit dhe sportit italian.

Koleksioni BLS Hafnia është rritur në një koleksion të plotë veshjesh me disa kapsula dhe bashkëpunime me marka ndërkombëtare, si dhe skandinave. Ndikuesit e shquar të modës, muzikantë dhe atletë kanë veshur rrobat e kësaj kompanie. Yje si Neymar Jr., Leëis Hamilton kanë veshur krijimet e kësaj kompanie.

Kreacionet e dizejnatorëve shqiptarë që po depërtojnë në tregjet e huaja janë përzgjedhur së fundmi edhe nga dy prezantuesit, Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti.

Ata kanë pozuar të veshur me linjën më të re të “BLS”.

Fotot nga seti i gjeni më poshtë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm