Leonora kundër kritikave për sjelljet e mërgimtarëve: ‘A mos jemi ne më mirë?’

By

Diskutimet mbi sjellet e mërgatës në trojet shqiptare janë riaktualizuar edhe këtë verë, si çdo sezon tjetër.

Kësaj radhe, debat shkaktoi një ngjarje në Shqipëri ku dy persona nga Kosova, me veturat e tyre luksoze me tabela të huaja u kapën me një shpejtësi marramendëse teksa nuk iu ndalën policisë në pikë kontrolli.

Kjo ka bërë që të vërshojnë kritikat, ndaj të cilave ka reaguar Leonora Jakupi.

Këngëtarja i ka dalë në mbrojtje mërgatës duke kritikuar të gjithë ata që po shprehen të pakënaqur me sjelljet e mërgatës në Kosovë e Shqipëri.

“Cka keni more me tanë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq. A mos jemi na ma mirë se ata? Apo keni harru që jemi brum i njëjtë” – shprehet mes tjerash Leonora.

Reagimin e plotë të këngëtares e gjeni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm