Leonora ka një thirrje për vajzat që lidhet me vëllain (ende beqar) të saj

By

Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi në edicionit “Extra” të Prive, dha 50 përgjigjet e saj në 50 pyetjet e emisionit Prive.

Ajo foli për dasëm, dëshirën e 2022-ës dhe shumë detaje të tjera.

Leonora u pyet edhe për vëllain e saj i cili ndonëse nuk është personazh publik, ka marrë vëmendje sa herë është postuar nga këngëtarja në rrjete sociale (dhe kjo ka ndodhur në raste të veçanta të familjes).

Leonora Jakupi publikon foto të vëllait, ja sa i pashëm është - Drenica  Press

Për të gjithë vajzat, lajm i mirë – ai vazhdon të jetë beqar.

Madje, këngëtarja në Prive pati edhe një thirrje për të interesuarat.

“Beqar është. Çika më shkruani në Instagram se s’po e di mamit çka me i bo sepse po më jep presion” – është shprehur këngëtarja me doza humori.

Adresën e dini – Instagrami i Leonorës nëse jeni të interesuara. /prive.al

Artikuj të ngjashëm