Martesa e Robin&Marigona, zbulohet unaza përrallore

By

Afro dy javë më parë, e ftuar në Prive, ish-Missi Marigona Krasniqi e pyetur mbi dasmën me boksierin Robin Krasniqi tha se ajo do ndodhë shpejt.

E duket se një gjë të tillë e ka pasur me të vërtetë.

Një ceremoni të bekimit të dashurisë së tyre ata e kanë zhvilluar mbrëmë në ditën e tretë të 2022-ës, si për ta nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

No description available.

E tëra ka ndodhur në një ambient privat dekoruar nga kompania lidere Grand Decor, në prani të një rrethi shumë të kufizuar të familjarëve. Marigona dhe Robin nuk kanë pritur gjatë për të celebruar dashurinë e tyre e cila evoloi shpejt.

Përmes rrjeteve sociale, çifti kanë ndarë copëza nga ky event ku mes tjerash vëmendje kanë marrë unazat, konkretisht unaza përrallore e Marigonës.

No description available.

Kujtojmë se ish Missi në 2022-ën e pret zhvendosja në Gjermani krah Robinit që në fakt i bie të jetë vetëm rikthim pasi fëmijërinë e ka kaluar me familjen në këtë shtet.

Shumë urime! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm