Pas këngës “A m’ke harru”, punuar nga Irkenc Hyka, Leonora Jakupi ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.
Ajo hyri në Instagram për të postuar një fotografi të re ku duket më ndryshe nga paraqitjet e tjera për shkak të ngjyrës së syve.
“Kënga e re, vjen së shpejti”, ka shkruar ajo.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar nuk dha detaje lidhur me bashkëpunëtorët e as datën e publikimit.
Megjithatë, ky lajm do t’i gëzojë fansat e saj./Prive.al