Leonora Jakupi paralajmëron: Kujdes ky nuk është Facebook’u im

By

Në emër të artistëve të mbarë botës, hapen llogari të shumta në rrjetet sociale.

Kjo e ka detyruar këtë kompani, që për hir të sigurisë së përdoruesve të saj, të vendos nga një ‘tik’ me ngjyrë të kaltër, për secilindo profil zyrtar të njerëzve të famshëm.

Por në këtë mes, këngëtarja Leonora Jakupi nuk i ka shpëtuar mashtrimit.

Një llogari në këtë rrjet të madh social e mbanë emrin e saj dhe duket sikur është vet Leonora në shikim të parë.

Mirëpo këngëtarja është treguar e kujdesshme, duke paralajmëruar miqtë e ndjekësit e saj në Instagram, se ajo nuk qëndron prapa kësaj llogarie.

“Miq të dashur, ky nuk është Facebook-u im, ju lutem kujdes”, ka shkruar ajo, duke prezantuar në Instastory edhe llogarinë fals në emër të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm