Reperët kosovarë, Ledri Vula, Lum Berisha dhe Gjiko, janë bërë sërish bashkë për të sjellë një tjetër projekt.
Që të tre kësaj here sjellin këngën “Shtrejt” që është në frymën e këngës së kaluar “Pablo”.
Ky projekt flet për miqësinë dhe lidhjet e ngushta në mes shokëve, e po ashtu nuk mungojnë rreshtat e këngës ku reperët duhet ta thonë me patjetër se janë më të fortit.
Kënga është prodhim i Big Bang ndërsa kësaj here reperët vijnë në një klip interesant, ku përfshihen makina të shtrenjta. /Prive.al