Kur këta djelmosha simpatikë filluan të merreshin me muzikë, thyen zemrat e shumë vajzave.
Të pashëm, tejet ‘cool’ e të famshëm, ata sollën freski në skenën muzikore kosovare.
Ndër këngët e tyre të para është edhe ‘Ah Femnat’, e cila aso kohe u realizua me klip dhe ka një tekst mjaft interesant, që iu deidkohet vajzave.
Krahasuar me sot, nuk është se dyshja ka ndërruar shumë në pamje, sidomos Visari ngase po i njëjti duket edhe tash, ndoshta vetëm me disa kilogramë më tepër, ndërsa Ledri duket më i pjekur tash.
Gjithsesi, ata mbeten ‘zemërthyesit’ sot e asaj dite. /Prive.al