Sonte, Dani me koncert në Klan Kosova

By

Pas koncertit të javës së kaluar të Sabri Fejzullahut, Klan Kosova vazhdon që në shtëpitë tuaja të sjellë atmosferë me tinguj muzikorë dhe zëra të artistëve më të mirë të vendit.

Sonte, nga ora 20:45, ju ftojmë që të bëheni pjesë e koncertit të Ramadan Krasniqi – Danit,  organizuar nga Klan Kosova në bashkëpunim me Komunën e Pejës, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt për gjithë shikuesit tanë.

Koncerti me moton “Dani – Ju këndoj nga Peja” që parashihet të zgjasë për rreth një orë, mbahet pa publik në teatrin “Istref Begolli” në Pejë.

 

Artikuj të ngjashëm