Learta Jakupi sapo ndau shumë detaje në lidhje me shtatzëninë e saj

By

Learta Jakupi është në pritje të ëmbël përsëri. Para dy javësh ajo zbuloi për të gjithë edhe gjininë e bebes që është vajzë.

Shumë e ndjekur në llogarinë e saj në Instagram, ajo kujdeset që gjithnjë të qëndrojë në komunikim me ndjekësit e saj – e kësaj here ajo na solli shumë po shumë detaje në lidhje me shtatzëninë e dytë.

Së pari ajo zbuloi se personi i parë që kishte kuptuar për shtatzëninë e saj ishte motra e bashkëshortit, Engjëllusha Salihu.

Sa i përket emrit të vogëlushes që ajo do të sjellë në jetë, prindërit vetëm se kanë vendosur si do të jetë – ndonëse këtë pjesë ajo preferoi të mos e zbulonte ende. Ajo zbuloi se bebi do të vijë në jetë dikur në muajin shkurt dhe ka vendosur që lindjen ta kryejë në Gjermani, ashtu si për djalin e saj, Matinin.

Për dallim nga shtatzënia e parë, 3-mujori parë i shtatzënisë së dytë, ishte më i vështirë për Leartën. E një tjetër dallim nga shtatzënia e parë, është edhe fakti se ajo ka shtuar më pak peshë siç thotë ajo, sepse po kujdeset me shumë në ushqim./Prive.al

No description available.No description available.

No description available.No description available.No description available.No description available.

Artikuj të ngjashëm