Lansohet albumi i këngëve të pa publikuara më parë të DJ të ndjerë Avicii

By

Avicii ka ndërruar jetë vitin e kaluar, por krijimtaria e tij artistike ende jeton.

Kujtimi i tij po nderohet me publikimin e albumit të këngëve të tij të padëgjuara nga publiku dhe do të quhet “TIM”. Bashkëpunimet e tij me artistë si Imagine Dragons dhe Aloe Blacc janë pjesë e albumit.

Familja e Aviciit njoftuan se të gjitha fitimet nga ky album do të shkojnë për fondacionin e sapo krijuar “Fondacioni Tim Bergling”, një organizatë e cila do i vë theks shëndetit mendor dhe parandalimit të vetëvrasjeve.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm