Është ky Diss? Capital T pas klipit “Noizy-Ledri”, bën një deklaratë! (FOTO)

By

Reperi kosovar Capital T, nuk i ka edhe aq mirë punët me kolegët e tij që merren me rep sikurse ai.

Pasi Gjiko publikoi këngën “Papuçe Gucci”, Capital T e fshiu nga kanali i tij në Youtube, këngën “Gucci;”, të cilën e kishte publikuar para Gjikos dhe edhepse i kontaktuar nga Prive, nuk dha asnjë sqarim.

Ai ishte njëri ndër artistët më të suksesshëm kosovarë me publikimet e tij gjatë verës, duke marrë deri në 20 milionë klikime në këngën Hatixhe, gjë që e bën edhe më të klikuarin e muajve të fundit.

Ndërsa tani, pasi reperët Ledri Vula e Noizy publikuan këngën “Dje & Sot”, Capital T është shfaqur me një deklaratë disi të çuditshme në profilin e tij në instagram.

Nëse përpiqemi ta deshifrojmë frazën e tij, del që ky është një diss për kolegët.

“Dimër i ftohtë. Edhe maca e miu po flejnë bashkë sivjet”, ka shkruar reperi, duke lënë dilema mbi atë se çfarë ka nënkuptuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm