Jay-Z – Nga një trafikues droge në reperin e parë miliarder

By

Reperi 49 vjeçar Jay-Z, burri i këngëtares Beyonce, u rrit në një komunitet me shkallë shumë të lartë të krimit në Brooklyn.

Shawn Carter qëlloi me armë vëllain e tij kur ishte vetëm 12 vjet dhe po tregtonte kokainë në moshën 13 vjet. Ai theri me thikë një burrë në një klub nate. E gjithë kjo tingëllon se ai ishte i destinuar për një jetë krimi dhe burgu.

LOS ANGELES, CA – FEBRUARY 11: Jay-Z attends 2017 Roc Nation Pre-Grammy Brunch at Owlwood Estate on February 11, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Ari Perilstein/Getty Images for Roc Nation)

Jay-Z i jep meritat mësueses së tij të shkollës për ndryshimin në jetën e tij. Mësuesja e tij e kurajoi dashurinë e tij për muzikën kur ishte 11 vjet. Ai mban mend se e vizitonte në shtëpi me gjithë klasën e tij ku edhe këndonin.

Ndërsa tani, ai është fitues i 22 çmimeve Grammy dhe njëri ndër reperët që tani ka statusin e miliarderit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm