Që kur e kemi parë Bebe Rexhën publikisht, imazhi i saj na është skalitur në memorie si bionde.
Këngëtarja me origjinë shqiptare e famë botërore, nuk ka marrë asnjëherë iniciativën që të ndërrojë ngjyrën e flokëve, duke i qëndruar stoike së bardhës.
Mirëpo, sot na e dëshmoi se si brune s’do të dukej aspak keq!
Madje, një paruke që së fundmi e ka provuar këngëtarja duke e dokumentuar pamjen e saj edhe me video në Instagram, lë të kuptohet se ajo, do dukej shumë mirë me një stil tjetër flokësh.
Si thoni, ta shtyjmë Bebe Rexhën të transformohet?