Ish Miss Kosova, Besa Gashi ka reaguar për të parën herë që prej përleshjes mes Noizyt dhe Cozman ku u përfshi edhe bashkëshorti i saj, Albert Krasniqi i cili tashmë gjendet në paraburgim.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja kosovare ka dëshmuar se nuk e harron personin e zemrës.
Në foton ku shihet me vajzën Kjarën dhe Albertin, Besa ka shkruar: ‘Veprat flasin më shumë se fjalët. Me të vërtetë na mungon’.
Kujtojmë se Alberti i dyshuar për akuzën e tentim vrasjes, aktualisht gjendet në qendrën korrektuese të Lipjanit. /Prive.al/