Lajmërohet Afërdita Dreshaj! (FOTO)

By

Në edicionin e sontëm të Prive, reperi Agon Amiga i hapi letrat duke treguar gjithë historinë e ndarjes nga bashkëshortja për të cilën e la fajtore të drejtpërdrejtë modelen Afërdita Dreshaj.

Supermodelja në fjalë, pak kohë pas publikimit të intervistës ka postuar një imazh në rrjetin social Snapchat.

Krejtësisht e papenguar, ajo nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë pos që t’i dërgoj disa puthje.

Një reagim indirekt, Afërdita e kishte bërë kur ishte publikuar ‘Qyqek’ në Twitter nën pyetjen: “Më pyet a po ma ndien?”.

Ndryshe, Dreshaj shumë shpejt pritet të vij në Kosovë për të punuar në projektet e reja muzikore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm