Një lajm i keq për fansat e festivalit Sunny Hill është konfirmuar sot!
Këtë vit, nuk do të ketë edicion të këtij organizimi.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale të festivalit.
“Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re dhe të përhershme. Një që u mundëson pjesëmarrësve tanë të festivalit të marrin asgjë më pak se më të mirën që presin dhe meritojnë.
Ne besojmë se nxitimi i procesit do të komprometonte cilësinë dhe thelbin e asaj që përfaqëson Sunny Hill Festival. Si vetë fansa të përkushtuar, ne besojmë fuqimisht në ofrimin e një eksperience të jashtëzakonshme. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë festivalin e sivjetmë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Është lajm i konfirmuar se Sunny Hill Festival do kthehet në javën e parë të gushtit 2024. /Prive.al
View this post on Instagram