Lady Gaga vullnetare pas zjarrit në Malibu

By

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, së fundmi ka bërë një gjest mjaft human, duke i ardhur në ndihmë personave të evakuuar nga zjarret masive në Kaliforni.

Ajo u ka dërguar në strehën e tyre pica, kafe dhe disa gjëra bazike për t’ju ardhur sado pak në ndihmë këtyre personave.

Në një foto të postuar në Instgram teksa mban në dorë kartonat e picave, Gaga shkruan: “Sot është dita ime e preferuar, dita e mirësisë. Duhet të tregohemi të gjithë të mirë, me të tjerët dhe me veten. Dhuroni dashuri. Ne kemi njëri-tjetrin”.

Këngëtarja 32-vjeçare ka folur me ta dhe ju ka kënduar për t’i motivuar që të bëhen të fortë pas gjithë problemeve që po përjetojnë.

 

Artikuj të ngjashëm